Këtë nuk e kishin pritur! Vjen lajmi katastrofal për Milanin

20:32 | 23 Korrik 2019

Duket se ka dështuar transferimi i Andre Silvas te Monaco.

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva, u raportua se kaloi testet mjekësore para një transferimi te Monaco në Francë.

Calciomercato dhe RMC Sport raportuan se Silva ka përfunduar testet në mëngjesin e ditës së martë, dhe se ai është gati tani të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Monacon.

Nga ky transferim, ‘Rossonerët’ pritej të fitonin rreth 30 milionë euro por në momentet e fundit ka ndodhur një problem.

MilanNeës shkruan se portugezi ka dështuar të arrijë marrëveshje personale me klubin nga Principata.

Negociatat mund të rihapen përsëri, mirëpo palët janë duke qëndruar në distancë dhe transferimi me shumë mundësi mund të dështojë.

Kjo i prish punët ekipit të Milanit, që planifikoi të shpenzonte paratë e fituara nga kjo lëvizje te Angel Correa, dhe tashmë një transferim i tillë vështirë të realizohet.

Komento: