Këtë nuk e prisnin! Juventusi merr lajmin më të keq të mundshëm

18:06 | 01 April 2019

Mbrojtësi i Juventusit do të mungojë për disa kohë, e ky padyshim se është një lajm shumë i keq për skuadrën.

I riu Leonardo Spinazzola pritet të mungojë rreth dy javë për skuadrën e tij, sipas raportimeve të ‘Football Italia’.

Spinazzola i cili aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes ka probleme me gjurin, dhe këto probleme do t’ia pamundësojnë paraqitjet atij.

Mbrojtësi i Juves është paraqitur në ndeshjen e fundit kundër Empolit, por pas ndeshjes Allegri ka treguar se lojtari po vuan nga një lëndim në gju.

Kështu, për ndeshjen e së martës që ‘zonja e vjetër’ e luan kundër Cagliarit në udhëtim, Maxi Allegri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Leonardo Spinazzola.

Komento: