Këtë nuk e priste askush: Engji sapo mori një vendim shumë të rëndësishëm

16:09 | 22 Mars 2021

Engji ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm.

Engjëllusha Salihu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja simpatike erdhi me një baladë të ndjerë dashurie, e cila mban titullin ‘’A e din dashni’’.

Kjo këngë erdhi e realizuar edhe me një videoklip mjaft interesant, ndërsa Engji duket e kuruar si gjithmonë në çdo detaj.

E veçanta e këtij projekti është vlogu i publikuar nga këngëtarja, e cila ka zbuluar prapaskenat e realizimit të videoklipit që nga zgjedhja e veshjeve, grimi e deri tek xhirimet e videos, pamje në të cilat shihet edhe nëna e saj, këngëtarja Shyhrete Behluli, gjersa kujdeset që e bija të paraqitet sa më mirë në këtë projekt.

Por jo vetëm kaq, në vlogun e saj Engjëllusha ka zbuluar edhe shumë gjëra interesante nga përditshmëria e saj ndërsa ka premtuar edhe video të tjera në të ardhmen.

Komento: