Këtë ‘pasaportë të vaksinave’ duhet ta keni patjetër

19:38 | 16 May 2021

Kombet e Bashkuara japin rekomandime mbi “pasaportat e vaksinave”

Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNËTO) ka dhënë disa rekomandimesh që janë të nevojshme të dihen mbi atë që tashmë njihet si “pasaporta e vaksinave”.

Këto rekomandime u dhanë si përgjigje ndaj kërkesave “urgjente” për rifillimin e turizmit, transmeton Klan Kosova.

Me anë të këtyre pasaportave ka shpresë të madhe se një sezon i fortë i turizmit, i ndihmuar nga pasaportat e lëshuara për ata që janë vaksinuar kundër COVID-19, do ndihmojë në humbjen e 100 milionë vendeve të punës në sektorin e udhëtimeve.

Më e rëndësishmja është se sipas UNËTO, vendet anëtare të saj pritet të bëjnë të gjitha certifikatat e udhëtimit COVID-19 falas, “të disponueshme botërisht dhe jo-diskriminuese”.

Disa nga propozimet mbi pasaportat apo certifikatat e udhëtimeve janë këto:

Mbrojtja e të dhënave për të gjithë individët me pasaporta vaksine.Kërkesa për certifikim digjital dhe në letër.Ndërpritja e çdo skeme certifikimi kur pandemia nuk konsiderohet më një Urgjencë e Shëndetit Publik.
Gjithashtu në deklaratën e UNËTO, iu është kërkuar fuqive të mëdha që të vendosin “një shkallë të lartë solidariteti ndaj vendeve me më pak avantazh” kur bëhet fjalë mbi provat dhe përpjekjet për vaksinim.

Kryetari i Komitetit të Etikës së Turizmit, Pascal Lam, shpreson se këto pasaporta do ta ndihmojnë rimëkëmbjen e turizmit.

“Shpresojmë që ky rekomandim të sigurojë një kornizë etike globale që do të ndihmojë në rimëkëmbjen shumë të nevojshme të turizmit”.

Komento: