Këtë shtëpi në Istog do të donte ta shihte Donald Trump – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këtë shtëpi në Istog do të donte ta shihte Donald Trump

12:58 | 26 Tetor 2020

Shtëpia “Donald Trump Amerika” tashmë gjendet në Istog.

Kjo shtëpi e cila tashmë ka përfunduar punimet, po shihet si një shenjë falënderimi për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë për Kosovën.

Jemi mësuar të shohim statuja, flamuj apo simbole të tjera, por kjo e fundit erdhi krejt ndryshe dhe si duket ka befasuar edhe qytetarët e Istogut.

Shtëpia e cila mbart mbishkrimin “Donald Trump Amerika” nuk e dimë nëse do të ketë edhe ndonjë funksion tjetër, apo thjeshtë një shtëpi banimi, raporton Kultplus.

Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, sepse jemi mësuar që kosovarët edhe fëmijët e tyre t’i pagëzojnë me emrat e liderëve amerikanë.

Komento: