Këto 28 parti politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit, 3 kandidatë për kryeministër

18:41 | 16 Janar 2021

28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve gjithsej: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.

KQZ-ja ka njoftuar se për zgjedhjet e 14 shkurtit nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1 079 kandidatë.

Komento: