Shifrat e para zyrtare, 3 bashkitë që fiton Partia Socialiste në Shqipëri
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet vendore në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit, në të cilat u votua dhe u numërua në mënyrë elektronike.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Socialiste në Kamzë, Rakip Suli mori 60.65% të votave, duke siguruar një tjetër mandat 4-vjeçar.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha siguroi 35.11%, ndërsa ai i Partisë Demokratike, Bilbil Bajraktari, 4.24%..