Kobe Bryant është emri i legjendës së NBA.
Legjenda e Los Angeles Lakers, i cili muaj më parë ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik, është nga (ish)lojtarët që ka më së shumti tifozë në botë.
Adhurues të shumtë të basketbollit vlerësojnë se ai ishte në mesin e më të mirëve, e disa madje e shohin si më të mirin në histori.
Por, ndoshta jo të gjithë prej tyre e njohin aq mirë Kobe Bryant. Ka disa gjëra që mund të mos i keni njohur rreth Kobe.
Më poshtë lajmi ua përcjell 5 gjërat që me shumë gjasë mund të mos i dini rreth Bryant.
1.Lidhja e tij familjare me NBA: Një fakt që shumica mund ta dijnë është se babai i Kobe luajti në NBA. Bryant ishte i destinuar të bëhej basketbollist. Joe, babai i Kobe, luajti në NBA dhe ishte zgjedhje e parë në draft. Ai kaloi tetë sezone në NBA, me 76ers, San Diego Clippers dhe Houston Rockets. Gjithsesi, babai i Kobe nuk ishte lidhja e vetme familjare me ligën. Daja i tij luajti gjithashtu në NBA. Ai luajti vetëm një sezon, me Ëashington Bullets.
2.Takimi i famshëm i maturës: Si një yll basketbolli, Kobe ishte i famshëm në gjimnazin ‘Loëer Merion’, në Philadelphia. Me gjasë, simaptia e Kobe në gjimnaz ishte këngëtarja dhe aktorja Brandy Norëood. Dyshja zgjodhën njëri-tjetrin si partner për mbrëmjen e maturës.
3.Një njeri i shumë gjuhëve: Dukshëm, Bryant dinte se si të fliste anglishten. Gjithsesi, a e keni ditur se ai fliste rrjedhshëm edhe dy gjuhë të tjera? Duke u rritur në Itali, ku babai i tij luajti si profesionist, Bryant mësoi italishten. Ylli i NBA mësoi edhe gjuhën spanjolle, me të cilën pastaj komunikonte me Pau Gasol, brenda dhe jashtë fushës. Tutje, ai mund të fliste sadopak edhe gjuhen frenge, serbe e sllovene, nga ish shokët e skuadrës së Sasha Vujacic dhe Vladimir Radmanovic.
4.Emri i mesëm: Bryant kishte një nga emrat e mesëm më unik në të gjitha sportet. Emri i mesëm i Bryant ishte ‘Bean’ dhe erdhi nga babai i tij që nofkën kishte ‘Jellybean’ gjatë kohës kur ishte aktiv. Sigurisht, emri i tij i mesëm nuk paraqitet në dokumentat e tij të lindjes, apo dokumente të tjera.
5.Karriera në rep: Suhmë tifozë të NBA janë në dijeni për karrierën e shkurtër të Kobe Bryant në rep, por çfarë nuk e dijnë është historia e kësaj karriere. Bryant deklaronte se ai u dashurua me hip-hopin dhe repin derisa rritej në Itali – pasion ky që pastaj u bart edhe në ShBA. Si student, në vitin 1992, Bryant ishte pjesë e Ëu-Tang, që quhej CHEIZAË, me disa nga shokët e tij të gjimnazit. Grupi këndonte për Sony Entertainment, por u shua para se të lansonte albumin e parë. Emri Cheizaë vinte nga Chi Sah gang, në 1979, nga filmi i arteve marciale, “Kid ëith the Golden Arm”.