Këto barnatore në Prishtinë do të qëndrojnë të hapura sonte

22:17 | 28 Mars 2020

Pesë barnatore do të qëndrojnë të hapura sonte në Prishtinë.

Pas vendimit për ‘orë policore’, jo të gjitha barnatoret janë hapur gjatë orës kur është e kufizuar lëvizja në kryeqytet.

Për këtë arsye, komuna ka lënë disa barnatore kujdestare të hapura për rastet emergjente.

Adonis Tahiri nga komuna e Prishtinës ka publikuar emrat dhe lokacionet e barnatoreve që sonte do të jenë të hapura në kryqytet.

“Me vendimin e ri, kufizohet edhe orari i punës së barnatoreve deri në ora 17:00. Por, pas kësaj ore, do të ketë barnatore kujdestare çdo natë, me rotacion. Listat e kujdestarive të tilla do t’i publikojmë, për dy arsye”, ka thënë ai.

Më poshtë gjeni barnatoret që janë të hapura në kryeqytet:

Komento: