
Kreu i shtetit Albin Kurti tha se çmimi i vajit prej 3.49 euro për një litër është artificial dhe i paarsyeshëm.
Ai tha se çmimi identik i vajit në dyqanet anembanë Kosovës nuk është i rastësishëm.
“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, tha ai.
Kurti deklaroi se nuk ka asnjë arsye që të rritet kështu çmimi i vajit.
“Është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye, nevoje, për një fryrje të tillë”, tha ai.