Argjentina dhe Franca zgjedhin fanellat për finalen e madhe.
Finalja e madhe e Kupës së Botës, u përcaktoi mbrëmjen e djeshme, ku Argjentinës iu bashkua Franca.
Gjelat pas fitores me Marokun do të jetë kundërshtari i fundin në historinë e botëroreve për Leo Messin, pasi sulmuesi dhe legjenda “Albiceleste” do të mbyll aventurën me kombëtaren.
Takimi do të zhvillohet në orën 16:00, ditën e diele (18 dhjetor).
Ekipet kanë vendosur që do të luajnë me uniformat e tyre tradicionale.
Argjentina do të mbajë veshur uniformën me vija bardh dhe blu, ndërkohë që Franca do të jetë më uniformën blu.
Mbetet e pavendosur se kush nga dy ekipet do të mbajë të veshur të poshtmet e bardha, pasi kjo përbën një problem për FIFA-n.
Ekipet nuk duhet të mbajnë të veshur ngjyra të ngjashme me kundërshtarin dhe kjo, mbetet për t’u parë ditën në vijim.