Këto do të jenë temperaturat sot dhe për ditën e pavarësisë në Kosovë

09:07 | 16 Shkurt 2020

Mësoni se ҫfarë temperatura do të mbretërojë në vendin tonë.

Fushat anticiklonike të shtrira mbi rajonin e Ballkanit do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell në vend, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

IHMK-ja paralajmëron se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, nga drejtimi i veriperëndimit.

Ndërkaq, dita e pavarësisë parashihet të jetë me shtim të vranësirave dhe intervale me diell, por në fushat termike do të ketë rritje, bën të ditur instituti.

Sipas IHMK-së, nëse bëjmë një krahasim me vitin 2008, kur kishim temperatura negative, tani ato do të jenë tipike pranverore gjatë ditës.

Komento: