Këto dy ekipe provuan të me tranferojnë, sulmuesi meksikan jep këtë sinjal

17:42 | 13 Nëntor 2020

Juventusi dhe Manchester Unitedi provuan të më transferojnë.

Ylli i Wolves, Raul Jimenez ka zbuluar se gjatë afatit veror dy skuadrat e mëdha evropiane Juventus dhe Manchester United provuan ta transferojnë.

Meksikani është duke vazhduar të shkëlqejë të klubi anglez, derisa ky sezon mund të jetë i fundit në fanellën e Wolves.

Jimenez tha se të dy skuadrat kishin interesim, por nuk arritën marrëveshje me Wolves, transmeton lajmi.

“Një ditë u zgjova dhe Juventusi më kërkoi, tjetra ishte Manchester Unitedi”.

“E di që kishte interesim. Por, marrëveshja asnjëherë nuk u arrit, as nuk ishte afër, jam shumë i lumtur të Ëolves”, theksoi ai.

Wolves thuhet se kërkojnë rreth 65 milionë euro për shërbimet e sulmuesit.

Komento: