Grindja e gjatë Ronaldo – United pati një fund të pakëndshëm
Kalimit i dytë i Cristiano Ronaldos në Manchester United i erdhi fundit, me një deklaratë të shkurtër të bërë dje nga klubi i Premier Ligës.
“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të ndërsjellë, me efekt të menjëhershëm”, filloi shkurt kjo deklaratë.
“Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Old Trafford, ku shënoi 145 gola në 346 paraqitje dhe i dëshiron atij dhe familjes së tij çdo të mirë në të ardhmen”.
“Të gjithë në Manchester United mbesin të përqendruar në progresin e skuadrës nën drejtimin e Erik ten Hag dhe po punojmë së bashku për të arritur sukses në fushë”.
Kalimi i mundshëm në Newcastle apo Al Nassr?
Ka shumë klube që janë të interesuara ta transferojnë sulmuesin portugez. Në mes e tyre Newcastle United që kanë buxhet të palimituar, pra ata janë kandidat serioz për ta transferuar atë dhe trajneri i tyre Eddie Howe besohet se e ka aprovuar këtë lëvizje.
Por, Ronaldo gjithmonë e ka bërë të qartë që ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Magpies nuk janë as në Europë. Megjithatë, ata janë për momentin në top katër dhe sezonin e ardhshëm mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
E ardhmja e Cristianos shtrihet në Angli apo Arabi Saudite, që duken destinacione të tij më të mundshme. Portugezi është i ndarë në dysh në mes të Newcastle dhe Al-Nassr, klube që kanë pronar të njëjtë, Mohammed Bin Salman, që është princ i kurorës së Arabisë Saudite.