Evertoni dhe Roma në garë Ziyechin
Chelsea duhet të marrë një vendim të shpejtë nëse do ta mbajë apo do ta shesë Hakim Ziyechin.
Interesim për futbollistin 29-vjeçar të Marokut kanë shprehur Evertoni dhe Roma.
Mesfushori me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ai ka kontribuar me një asistim në dhjetë ndeshje në Premier League këtë edicion.
Pjesë e klubit është prej vitit 2020. Më herët karrierë ka bërë edhe te Ajaxi, Twente dhe Heerenveeni në Holandë.