Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën.
Humbja e shijes dhe ndjesisë së nuhatjes po shtohen në listën zyrtare të simptomave për sëmundjen pandemike Covid-19.
E njohur mjekësisht si anosmia, kjo tani do të përfshihet në përcaktimin qeveritar, se çfarë mund të përjetojnë pacientët kur vuajnë nga koronavirusi, njofton Klan Kosova.
Këshilla tani thotë që njerëzit duhet të izolohen nëse kanë një kollë të re të vazhdueshme, ose ethe, ose anosmian.
Simptomat e humbjes së shijes dhe mos ndjesisë së aromës, janë raportuar në shumë pacientë për disa javë.
Disa vende, përfshirë SHBA, kanë shtuar tashmë simptomën për të ndihmuar klinikët të zbulojnë pacientët e mundshëm.