Këto janë 10 blerjet më të shtrenjta të skuadrës së Barcelonës

20:29 | 12 Korrik 2019

Barcelona ka bërë shpesh blerje shumë të shtrenjta.

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Për yllin francez, katalanët kanë paguar hiq më pak se 120 milionë euro.

Me 120 milionë euro të paguara, Griezmann bëhet lojtari i tretë më shtrenjtë në histori të Barcelonës.

Dihet se dy të parët janë Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Por nga kush përbëhet lista me dhjetë lojtarët më të shtrenjtë në histori të klubit katalan?

Atë, mund ta mësoni në pjesën e mëposhtme:

Paulinho – 40 milionë euro

David Villa – 40 milionë euro

Malcom 41 milionë euro

Neymar – 57,1 milionë euro

Zlatan Ibrahimovic – 69,5 milionë euro

Frenkie de Jong – 75 milionë euro

Luis Suarez – 82 milionë euro

Antoine Griezmann – 120 milionë euro

Ousmane Dembele – 125 milionë euro

Philippe Coutinho – 135 milionë euro

Komento: