Këto janë 10 modelet më të kërkuara në tregun gjerman

09:42 | 13 May 2022

Çmimet e veturave të përdorura, këto janë 10 modelet më të kërkuara në tregun gjerman.

Ndërsa automjetet e përdorura kushtonin mesatarisht 21.793 euro në mars 2021, në mars 2022 mesatarja u rrit në 26.817 euro. Makina deri në 20 vjeç me një kilometrazh maksimal deri në 200.000 kilometra u analizuan.

Edhe pse çmimet janë duke u përmirësuar minimalisht, nuk duhet pritur një ndryshim i trendit, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

Ekskluzivisht për Focusonline, motori më i madh gjerman i kërkimit për tregun e makinave të përdorura Mobile.de ka përzgjedhur 10 modele në të cilat rritja e çmimit është më e theksuar.

Krahasimi është bërë ndërmjet marsit 2021 dhe marsit 2022.

Rritja mesatare e çmimeve të të gjitha makinave të përdorura të listuara në Mobile.de gjatë kësaj periudhe ishte 23.1 për qind, dhe interesant është se numri i reklamave ra me 24.3 për qind. Kjo tregon se tregu i makinave të përdorura po zbrazet dalëngadalë.

Këto janë dhjetë modelet me rritjen më të lartë të çmimeve:

1) Volkswagen Polo

Çmimi mesatar për një Polo të përdorur (motor benzine) është rritur me 38 për qind brenda një viti. Në mars 2021, një makinë e vogël qyteti ishte në dispozicion për një mesatare prej 10.105 euro, dhe aktualisht është mesatarisht 13.941 euro.

2) Volkswagen Golf

Çmimet u rritën me 31 për qind. Një Golf i përdorur me naftë kushton sot mesatarisht 20.018 euro – pothuajse po aq sa Golf 8 i ri me motor benzine (20.395 euro).

3) Volkswagen Touran

Çmimi mesatar i Touran në një vit u rrit me 24 për qind në 21.653 euro.

4) Audi A6

Numri i Audi A6-ve të përdorura në njoftime ra me rreth 21 për qind gjatë vitit dhe çmimet u rritën me 24.5 për qind në një mesatare prej 36.000 euro.

5) Mercedes S Class

Mercedes S-Class po bëhet edhe më i rrallë në reklama, është ulur oferta e dizelit (minus 38 për qind), për të cilin kërkohen mesatarisht 72.622 euro (rritje prej 11.4 për qind).

6) Mercedes G Class

Me një rritje çmimi prej 38 për qind – shuma mesatare për një G-Class të përdorur është 166.689 euro.

7) Fiat 500

Çmimet e vogëlushit italian janë rritur me 18.8 për qind – që do të thotë se duhet të lini mënjanë mesatarisht mbi 13,400 euro për versionin me benzinë.

8) Mini Cooper

Mini është mesatarisht 21.3 për qind më i shtrenjtë, oferta është ulur për 11 për qind, ndërsa çmimi mesatar është 15.789 euro.

9) Toyota Prius

Një makinë e përballueshme si Toyota Prius duhet të jetë një magnet për klientët për momentin. Sipas portalit Mobile.de, çmimi mesatar është rritur me “vetëm” 13.6 për qind.

10) Tesla Model 3

Çmimet e makinës elektrike më të kërkuar në treg janë befasuese. Edhe pse ne prisnim rritje të lartë, çmimi mesatar i Tesla Model 3 u rrit me vetëm 6.3 për qind në 48.721 euro./reporteri

Komento: