Këto janë 4 masat e reja kundër koronavirusit që ka marrë sot Qeveria

16:37 | 29 Qershor 2020

Qeveria bën publike 4 masat e reja për COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë publike katër masat e reja të vendosur sot në luftën kundër COVID-19.

Sipas kryeministrit Hoti, institucionet do të punojnë vetëm me staf esencial dhe, siç thoë ai, sektorët e prekur me infeksion do të mbyllen.

Hoti ka thënë se tani do të ketë edhe kontrolle rigoroze për të infektuarit si dhe do të intensifikohet puna e Inspektoratit.

Njoftimi i kryeministri Hoti:

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19 🦠, sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.

Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;

Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;

Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;

Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!

Komento: