Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV, PDK, LDK dhe AAK

09:55 | 09 Qershor 2026
keto-jane-5-grate-me-te-votuara-nga-vv,-pdk,-ldk-dhe-aak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, 5 gratë më të votuara janë: Albulena Haxhiu me gjithësej 18 mijë e 844, Donika Gërvalla- Schëarz me 15 mijë e 220 vota, pasuar nga Mimoza Kusari- Lila me 10 mijë e 281 vota.

E katërta me radhë rënditet Shqipe Mehmeti- Selimi me hiç më pak se 7 mijë e 25 vota. E pesta me radhë që ka siguruar më ssë shumti vota është Saranda Bogujevci me 4 mijë e 452 vota.

Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kandidatja që ka siguruar më së shumti vota është Sala Jashari me 7 mijë e 185 vota, pasuar nga bashkëpartiakja e saj Vlora Çitaku me 6 mijë e 934 vota.

E treta me radhë nga lista e PDK, është Ganimete Musliu me 5 mijë e 360 vota. Sipas KQZ-së, e katërta ndër më të votuarat  e kësaj partie është Besa Kabashi- Ramaj me 3 mijë e 717 vota. Në vendin e pestë është Kosovare Murseli me 4 mijë e 390 vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është Vjosa Osmani- Sadriu si bartëse e listës ajo e cila nga zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur të sigurojë hiç më pak se 13 mijë e 575 vota.

E dyta në listën e LDK-së është kandidatja Doarsa Kica- Xhelili e cila ka marrë 9 mijë e 816 vota.

Është Hykmete Bajrami  e treta në listë e cila nga elektorati ka arritur të sigurojë 7 mijë e 504 vota.

E katërta renditet Janina Ymeri me gjithësej 4 mijë e 098 vota. Listën e 5-shes më të votuar nga LDK e përmbyll Jehona Lushaku- Sadriu me 3 mijë e 416 vota.

Nga Aleanca është kandidatja Time Kadrijaj që ka arritur të sigurojë 3 mijë e 332 vota, pasuar nga Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota.

E treta me radhë nga ky subjekt politik është Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota. Tutje, si më e votuara e kësaj partie është edhe kandidatja Diellza Kukaj me gjithësej 1 mijë e 167 vota.

Nga Aleanca listën e 5-shes më të votuar e përmbyllë Malësorë Ramosaj- Zanuzaj me 851 vota.

Komento: