Këto janë 5 transferimet më të shtrenjta nga Premierliga

20:32 | 08 Gusht 2019

Ja cilat janë 5 transferimet më të shtrenjta nga Premierliga.

Sot në ora 18:00 është mbyllur merkatoja në futbollin anglez.

Skuadrat e Premierligës nuk do të kenë të drejtë të transferojnë lojtarë, por lojtarët mund të ikin nga Anglia në drejtime të tjera.

Gjithsesi, kjo merkato ishte mjaft interesante në Angli, me skuadrat si Tottenham e Arsenal, por edhe Man City që u përforcuan mjaft për edicionin e ri.

Rekordi i transferimeve për këtë afat kalimtar është vendosur nga Man United, të cilët transferuan Harry Maguire për 80 milionë funte.

Transferimi i pestë më i shtrenjtë ishte ai nga Tottenham Hotspur, me Tanguy Ndombele për 54 milionë funte.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar në Premieligë.

Maguire – 80 milionë funte – Leicester -> Man Utd

Pepe – 72 milionë funte – Lille -> Arsenal

Rodri – 63 milionë funte – Atletico -> Man City

Cancelo – 58 milionë funte – Juventus -> Man City

Ndombele – 52 milionë funte – Lyon -> Tottenham

Komento: