Ilir Deda ka treguar arsyet e tij pse nuk do të kthehet bashkë me Mimoza Kusarin në Vetëvendosje
Deputeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se modelimi i Albin Kurtit është pozitiv, dhe sikur t’i kishte këto qëndrime në vitin 2014 ndoshta VLAN-i do të ishte i suksesshëm.
Sipas tij sot, Lëvizja nuk është çfarë ishte, ndarja i e ka lënë boshllëk të madh.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
PSE NUK DO TË SHKOJ ME MIMOZËN NË VV?
Albini e ka ndërtuar një organizatë politike jokonvencionale. Lëvizja Vetëvendosje është atipike për Kosovë sepse aty brenda ekziston ndjenja e përbashkësisë, e komunitetit, ndjenja e misionit të përbashkët politik dhe e sakrificës. Të paktën kështu ishte për 2 vjet sa isha unë aty.
Moderimi i Albinit është hap pozitiv. Po t’i kishte këto qëndrime që i mban sot (në vitin 2019) në vitin 2014, VLAN-i ndoshta do të mund të ishte i suksesshëm. Ndoshta nuk do t’i humbnim 5 vjet, e as ta shihnim të gjithë së bashku përkeqësimin e jashtëzakonshëm të gjendjes së popullit tonë dhe të shtetit tonë.
Kur u bashkova në VV në maj 2014 (pas 4-5 muajsh diskutimesh politike, ideologjike e programore) me dakordim që të kemi pajtueshmëri 70% e të tjerat t’i shihnim me kohë, e pata vetëm një kërkesë- që nëse vendosin që të më kandidojnë (që nuk e kisha kusht) të kisha numrin 100 në listë. Programin e VV-së e kisha të pranueshëm, edhe ashtu 50% ishte nga Fryma e Re. (Në shkrimin e fundit do të tregoj çka ishte përcaktuese për mua për anëtarësim në VV).
Pas 1 vit bashkëpunimi shumë të mirë, kur u vendos që të përdorën të gjitha mjetet kundër Bashkësisë së Komunave Serbe dhe Demarkacionit, së pari në mbledhje ua thash të gjithëve që nuk mund t’i përkrahi, dhe u distancova edhe publikisht nga dhuna.
Pas përfundimit të asaj periudhe shumë të rëndë për të gjithë në Kosovë, njejtë në mbledhje të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar në Shën Gjin thash që rrugët tona do të ndaheshin edhe formalisht. Ndarjen e rrugëtimit e bëmë në konferencë për shtyp, pa sharje, pa ofendime, sepse po donim të vendosnim standard të ri në politikën e Kosovës. Unë vazhdova me themelimin e Alternativës, sepse VV më nuk ishte alternativa e vetme.
Sot, Lëvizja nuk është çfarë ishte, ndarja i e ka lënë boshllëk të madh. Por, pa marrë parasysh këtë, kur nuk mujta me ta deri sa ishin bashkë, pse kisha mujtë tash që janë ndarë?
E tash, besoj thellë që kishte me qenë jokorrekte prej anës time që të kthehem në Lëvizje nëpërmjet “koalicionit”. Nuk është e ndershme ndaj përkrahësve të mi, as ndaj Lëvizjes, as ndaj votuesve të VV-së dhe as ndaj Albinit. Përpos kësaj, koncepti i bashkimit opozitar për mua nuk është kthim nga dera e vogël në VV. (vazhdon.