Këto janë arsyet pse Manchester Unitedi refuzoi shkëmbimin Pogba – Neymar

22:41 | 24 June 2019

Manchester Unitedi duket se ka refuzuar shkëmbimin Pogba – Neymar.

Paris Saint-Germain i kërkoi Manchester Unitedit mundësinë e shkëmbimit të Neymar për Paul Pogban, megjithëse kuptohet se klubi i Premierligës aktualisht mendon se marrëveshja për brazilianin do të ishte shumë e shtrenjtë për t’u justifikuar.

Të dy lojtarët përballen me të ardhme të pasigurta, pasi janë “të dëshpëruar” për t’u larguar nga ekipet e tyre aktuale.

Pogba e sheh të ardhmen larg ‘Old Trafford’, me Real Madridin si zgjedhjen e tij të parë, edhe pse Juventusi dhe PSG interesohen për të.

Neymar ndërkohë dëshiron të largohet nga klubi francez, me presidentin Nasser Al-Khelaifi që i hapi derën javën e kaluar duke pranuar se kampionët e Ligue 1 duan vetëm ata që dëshirojnë të tregojnë “vëmendjen e plotë të projektit tonë”.

Gjithsesi, një shkëmbim i mundshëm mes Neymar dhe Pogbas ishte bërë lajm kryesor i ditëve të fundit në medie.

Dy arsye ishin shtyerje për drejtorin ekzekutiv të ‘Djajve të Kuq’, Ed Woodëard të refuzonte këtë marrëveshje – ndërsa më kryesorja është se kostoja e çdo marrëveshjeje do të ishte shumë e lartë, madje edhe për United.

Arsyeja tjetër është se Ëoodëard është admirues i madh i Pogbas dhe dëshiron ta mbajë në skuadër me çdo kusht.

Komento: