Mësohen çiftet e para të mundshme për fazën çerekfinale, pritet të kemi përballje të forta.
Këtë të mërkurë u zhvilluan dy ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit në Grupet C dhe D në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Argjentina dhe Polonia siguruan kalimin në 1/8 e finales nga Grupi C, me argjentinasit që tutje shkojnë si liderë, shkruan Gazeta Express.
Nga Grupi D tutje vazhdojnë Franca dhe Australia, me francezët nga pozita e parë.
Kësisoj, Argjentina do të përballet me Australinë në 1/8 e finales, kurse Franca do të ketë punë me Poloninë.
Të martën u mësuan çiftet e para të kësaj faze. Anglia do të përballet me Senegalin, kurse Holanda me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu, tashmë dihen edhe çiftet e mundshme për në fazën çerekfinale.
Fituesi nga ndeshja mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë.
Kurse, fituesi nga ndeshja mes Anglisë dhe Senegalit, në çerekfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Francës dhe Poloninë.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9 dhe 10 dhjetor