
Sapo kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Me përfundimin e tyre, janë mësuar çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.
Për herë të parë në vitet e fundit do të kemi një befasi të këndshme në finale të Ligës së Kampionëve.
E gjitha kjo, pasi në gjysmëfinale do të takohen Ajax dhe Tottenham, që befasuan duke eliminuar Juventusin, respektivisht Manchester Cityn.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Liverpoolit dhe Barcelonës.