Këto janë çiftet për çerekfinalet e Kupës FA, ndodh befasia

22:56 | 18 Shkurt 2019

FA ka caktuar të gjitha çiftet që do të përballen në çerekfinale.

Manchester United ishte skuadra e fundit që iu bashkua 7 skuadrave paraprake, për të kompletuar 8 skuadrat e fundit që kanë mbetur në këtë garë.

Pas tërheqjes së shortit, ajo që tërheq vëmendjen për futbolldashësit nga Kosova, është ndeshja Swansea – Manchester City, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje mund të kemi mundësinë që të shohim përballë njëri tjetrit dy reprezentuesit e Kosovës, Bersant Celina (Swansea) dhe Arijanet Muric (Man City).

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha çiftet e caktuara për fazën çerekfinale të Kupës FA

Swansea vs. Manchester City

Satford vs. Crystal Palace

Solves vs. Manchester United

Millwall vs. Brighton

Komento: