Këto janë çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme në Kosovë

10:53 | 10 July 2022

Nafta lirohet për 1 cent – këto janë çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme.

Çmimi i naftës është liruar për 1 cent kurse i benzinës mbetet i njëjtë sikurse ditën e djeshme.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila njoftoi për çmimet e karburanteve.

Ministria njofton se deri të martën në orën 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.75 euro centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.69 centë euro për litër.

Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Komento: