Këto janë çmimet e derivatve sot në Kosovë

10:19 | 11 Korrik 2022

S’ka risi në çmimin e derivateve në Kosovë, këto janë çmimet për litër në 48 orët e ardhshme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 sot, dhe do të zgjasin 48 orë.

Çmimet do të jenë njejtë si ditën e djeshme.

Çmimi maksimal për produktin Dizel do të jetë: 1.75 euro për litër;

Çmimi maksimal për produktin Benzinë: 1.69 euro për litër;

Çmimi maksimal për produktin Gas: 0.78 euro për litër.

Komento: