Këto janë disa arsyet pse SHBA ka kërkuar ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

11:24 | 01 May 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka kërkuar ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi për disa arsye.

Ideja për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si mënyrë për të arritur tek një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy shteteve, sipas gazetës prestigjioze amerikane, është rikthyer në tavolinë nga SHBA-të, si pasojë e frikës që ata kanë për mundësinë e shtrirjes së ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

“SHBA-të, të shqetësuara për shtrirjen e Rusisë dhe Kinës në Ballkan, kanë inkurajuar Serbinë dhe Kosovën që të konsiderojnë ndryshimet e ndërsjella kufitare si pjesë e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’i vendoste të dy shtetet në mënyrë të vendosur krahë kampit perëndimor”, thuhet në shkrimin e Financial Times, trasnmeton Gazeta Express.

Për idenë e korrjgimit të kufijve është filluar që të flitet hapur në Forumin e Alpbachut i cili u mbajt në vitin e kaluar në Austri, ndërkohë si ideator të saj u vun në pah presdienti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjermania dhe Britania e Madhe bashkë me Francën e kanë kundërshtuar qysh në fillim një ide të tillë, megjithatë SHBA-të nuk kishin një qëndrim të prerë.

Në deklaratat zyrtare të Shtëpisë së Bardhë thuhej se mbështesin çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen palët [Kosova dhe Serbia], duke mos përjashtuar kështu as korrigjimin e kufijve.

E gjithçka që ndali këto negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për kufij, ka qenë vendimi i nëntorit të Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, përveç që ishte një kundërshtar i rrept i idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve, ai vendosi edhe taksën ndaj Serbisë.

Pas vendosjes së taksës, presioni i SHBA-së në drejtim të Haradinajt për ta hequr taksën ka qenë intensiv, me qëllim të vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, ku nuk përjashtohej as pazari me kufijtë.

Megjithatë Haradinaj edhe përkundër letrave të dërguara nga SHBA-të, nuk është dorëzuar përballë presionit amerikan, siç kanë bërë partnerët e tij të koalicionit, PDK-ja dhe NISMA.

Kreu i Qeverisë, thotë se taksa do të hiqet në momentin e parë, që Serbia e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Një vendim i tillë vazhdon të qëndrojë në fuqi, edhe pas Samitit të Berlinit që u mbajt me 29 prill të këtij viti edhe përkundër kërkesave për ta hequr. Ndërsa thuhet se pas samitit në kryeqytetin gjerman, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, duke lënë anash diskutimet për kufijtë.

Komento: