KQZ dje ka shpallë rezultatet finale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet.
përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në orën 10:00 të ditës së sotme.
Deri tasht në këtë institucion janë paraqitur 67 apele.
Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-it.
Sipas dokumentit, Valon Ramadani, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një ankesë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar 14 ankesa, shkruan Indeksonline.
Ndërsa koalicioni, i cili pretendon se i ka mbi 5% të votave, NISMA-AKR-PD ka dërguar në PZAP dy ankesa.
E më së shumti, sipas dokumentit, ankesa ka dërguar partia Samostalna Liberalna Stranka- SLS, gjithsejt 42 ankesa.