Nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Herdegovinës kanë përfituar me së shumit Shqipëria dhe Maqedonia.
Tregtarët maqedonas dhe ata nga Shqipëria janë përfituesit më të mëdhenj nga vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produkte të mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbi 7 milionë euro është rritur importi nga 21 nëntori i vitit të kaluar deri më 25 dhjetor nga Maqedonia, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. E përveç Maqedonisë, nga kjo taksë kanë përfituar edhe produktet nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi nga ky vend është rritur për rreth 2 milionë euro më shumë sesa në muajin tetor të 2018-s. Por, krahasuar me vitin e kaluar, del se importi nga Shqipëria është rritur rreth 9 milionë euro.
Përveç vendeve fqinje, përfitues të taksës del të jenë edhe vendet e Bashkimit Evropian.