“Këto janë dy vajzat e arrestuara”, flet prokurori i rastit për rrahjen e të moshuarës në Pejë

17:18 | 02 November 2022

Është deklaruar për media, Dorjan Juniku, njëri nga dy prokurorët e rastit për rrahjen të moshuarës në Pejë. Prokurori tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara me inicialet A.P., dhe A.R..

Prokurori Juniku tha se ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Pejës.

“Pas pranimit të informacionit të parë lidhur me ngjarjen e cila ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, nga kryeprokurori i zyrës Agim Kurmehaj, jemi angazhuar dy prokurorë, ashtu që pas marrjes së autorizimeve kemi vazhduar me të gjitha veprimet ligjore ashtu që në mënyrë shumë të shpejtë bashkë me policinë kemi arritur të arrestojmë dy të dyshuarat me inicialet A.P. dhe A.R., nën dyshimet që kanë kryer veprën penale të sulmit dhe dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të sulmit”, tha ai para mediave.

I pyetur se a ka persona të tjerë që dyshohen se janë përfshirë në rrahjen e gruas, ai tha:

“Në këtë fazë, ende jemi duke punuar dhe duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që nuk do të thotë që nuk do të zgjerohemi edhe tek subjektet e tjera të mundshme që mund të jenë involvuar në këtë vepër penale”.

Teksa për gjendjen shëndetësore të gruas tha se nuk ka informacione.

Komento: