Këto janë dyshimet e para të vdekjes së Labinot Aliajt

16:22 | 14 Nëntor 2020

Sot ka ndërruar jetë asambleisti i PDK-së në Istog, Labinot Aliaj.

IndeksOnline mëson se dyshimet e para të vdekjes së Aliajt lidhen me sulm në zemër, gjersa ishte në gjumë.

Ndryshe, kohëve të fundit të afërmit e të ndjerit kanë thënë se nuk ka pasur ndonjë përkeqësim shëndetësor.

Gjatë ditës së sotme deputetët e PDK-së kanë ngushëlluar familjen e Aliajt për vdekjen e papritshme të Labinotit.

Komento: