Këto janë falët e Muharrem Sahitit para ndeshjes Kosovë – Moldavi

17:37 | 17 Nëntor 2020

Fjalët e Muharrem Sahitit para ndeshjes Kosovë – Moldavi.

Zëdhënësi i Bernard Challandes, Muharrem Sahiti, është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë – Moldavi.

‘Dardanët’ të mërkurën në ‘Fadil Vokrri’ zhvillojnë ndeshjen e fundit për vitin 2020, ku presin Moldavinë.

Kosova në vitin 2020 nuk ka shënuar ende fitore, dhe Sahiti në konferencë ceku se ka qenë një vit i vështirë.

“Nuk kemi pasur një vit të mirë, ka qenë i vështirë, kemi marrë mësime për të ardhmen”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.

“Nëse marrim të gjithë skuadrat, përfshirë edhe neve, ne jemi penalizuar më shumë nga COVID-19, po ashtu edhe nga lëndimet. Për ndeshjen ndaj Moldavisë rikthehet Herolindi dhe Celina”.

“Gjendja e lojtarëve është e mirë, përkundër humbjes nga Sllovenia, ne treguam mentalitet të jashtëzakonshëm”.

“Me atë mentalitet mund të fitojmë ndaj Moldavisë, ne jemi favorit ndaj tyre, edhe pse sot nuk ka ndeshje të lehta”.

Komento: