Një ortek bore në Brezovicë e ka lënë pa shenja jete zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci.
Krerët e shtetit kanë ngushëlluar familjen Daci për vdekjen tragjike të Arianit, i cili njëherësh ishte djali i Nexhat Dacit.
Ariani ishte shok me reperin Ledri Vula, ky i fundit përmes një statusi në Instagram, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“U prefsh ne paqe dost”, ka shkruar Ledri mbi një foto të të ndjerit.