Këto janë fjalët e para të Brahim Diaz, pas transferimit te skuadra e Milanit

16:21 | 05 September 2020

Diaz ka thënë fjalët e para pas transferimit te Milani.

Lojtari kartonin e të cilit e zotëron Real Madrid, është shprehur i lumtur me huazimin te skuadra e Milan.

Ai ka thënë se fanella e Milan është një nder për të dhe është privilegj të paraqitet për një klub aq të madh.

“Përshtypjet e para te Milan janë pozitive. Mund të thuash se çfarë skuadre është Milan”, ka thënë 21 vjeçari.

“Është privilegj të luash për një klub kaq të madh me histori të shkëlqyer dhe është e qartë se sa tifozët e duan skuadrën”, shtoi spanjolli.

Brahim është lojtari i dytë që i bashkohet skuadrës së Milan nga Real Madrid, pas Theo Hernandez që kalonte për 20 milionë euro.

Kujtojmë se Brahim Diaz do të jetë vetëm në formë huazimi te ‘Rossoneri’.

Komento: