Fjalët e para të Joao Felix si lojtar i ri i Chelseas.
Joao Felix është shprehur i lumtur me transferimin e tij te Chelsea dhe mezi pret ta ndihmoj ekipin drejt objektivave.
Chelsea gjatë ditës konfirmoi huazimin e yllit portugez nga Atletico Madridi deri në fund të sezonit.
Ky huazim nuk ka ndonjë opsion blerje, por për Joao Felix nuk ka shumë rëndësi, pasi ndihet i lumtur me hapin e bërë.
Është vet 23-vjeçari i cili ka thënë se mezi pret të luaj me ekipin nga Stamford Bridge.
“Chelsea është një nga skuadrat e mëdha në botë dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tyre”, ka thënë fillimisht Felix.
‘Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i emocionuar për të luajtur në Stamford Bridge”, përfundoi portugezi.