Këto janë fjalët e para të “Kobrës” në gjykatë – flet për vëllain e tij

12:20 | 04 Janar 2023

Fjalët e para të “Kobrës” në gjykatë – flet për vëllain e tij.

Dibran Hoxhaj dhe pesë të dyshuarit e tjerë janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Prizren. “Kobra” po akuzohet për vrasje të rëndë. Ai po dyshohet se ka vrarë Visart Cengun e ka plagosuar Rufgen Shehun, shkruan Insajderi.

“Kobra” është deklaruar sot para trupit gjykues. Ai ka folur për Enver Amerllahun (vëllain prej nënës).

Ai tha se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes në momentin kritik, por erdhi më pas, ngase dikush i kishte thënë se e kanë vrarë atë.

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha i dyshuari Hoxha raporton Betimi për Drejtësi.

Me të parë kamerën iu vendos kapela në kokë – kështu tentoi të fshihet “Kobra”, i dyshuar për vrasjen në Prizren

Hoxhaj tha se Amerllahu ka ardhë pasi kishte marrë informacione se ai (“Kobra”) është vrarë.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Komento: