Këto janë fjalët e para të pilotit të ushtrisë së Kosovës

13:27 | 14 Dhjetor 2018

Republika e Kosovës tanimë ka ushtrinë e saj. Kjo pasi para pak çastesh Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka votuar tri projektligjet që i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës.

E pak pasi Kosova u bë me ushtri, ka folur edhe piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës.
Afrim Zabeli, piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës, është deklaruar për herë të parë përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook për të ndarë dedikimin e tij si urim për vendimin e fundit ku u bë transformimi i FSK-së.

“Ndjenjë e pa përshkueshme!”, ka shkruar mes tjerash nëntogeri Afrim Zabeli duke bërë të ditur se pas një rrugëtimi te gjatë ai ka arritur qëllimin duke diplomuar me sukses të lartë në Shkollen e Aviacionit Tokësor për Helikopter ne Republikën e Turqisë.

“Ndjenjë e pa përshkrueshme!Pas një rrugëtimi te gjatë me shumë sfida ia arrita qëllimit dhe diplomova me një sukses të lartë në Shkollen e Aviacionit Tokësor per Helikopter ne Republiken e Turqisë. Ndihem krenar dhe shumë i emocionur që per Token e Kosovës dhan jetën shumë deshmorë sikurse edhe Babai dhe Vëllai im që ne ta gëzojmë Lirinë e Kosovës. Së pari falendëroj Familjen që nuk ka kursyer asgjë për perkrahjen time në arritjen e qëllimeve të mia, një kohësisht falendëroj edhe gjithë rrethin dhe shoqerin . Falenderoj institucionin e FSK-së që me mbështetjen e tyre u realizua edhe qëllimi im që nga sot të jem Piloti i parë i Ushtrisë më të re në Bote dhe ti shërbej më plotë dashuri dhe përkushtim në ngritjen e kapacitetëve dhe profesionalizimin e mëtejshëm. Ngjarje te papërsëritshme. URIME KOSOVË!”

Komento: