Këto janë fjalët e Sami Lushtaku para nisjes në Hagë

11:19 | 13 Janar 2019

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është nisur sot drejt Hagës.

Nga nesër, disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë në Hagë para një Prokurorie Speciale për krime lufte në Kosovë. Në mesin e të ftuarve janë Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku.

Ky i fundit deklaroi se në Hagë do të intervistohet më 16 janar.

Pak para nisjes me aeroplan, Lushtaku ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie do të shkojë në Hagë.

“Më kish ardh keq nëse nuk më kishin thirrë. Nuk e di se në çfarë cilësie me kanë thirrur”, ka thënë ai.

““Do të intervistohem më 16 janar. Nuk e di në çfarë cilësie. Para se të vij këtu kam pasur një vizitë nga kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Lushtaku

E Lushtaku ka treguar se është telefonuar edhe nga Presidenti Thaçi.

Të gjithë miqtë e mi më kanë telefonua, përshirë edhe presidentin”, ka deklaruar Lushtaku pak para nisjes.

Së bashku në Hagë me Sami Lushtakun do të shkojë edhe deputeti Milaim Zeka. Ai ka thënë se po shkon për shoqërim të z. Lushtaku, pasi siç ka thënë beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.
Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.

Krijimi i saj ka pasuar publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Komento: