Këto janë ftesat e radhës nga Gjykata Speciale

23:11 | 07 December 2018

Kanë vazhduar edhe më tejë ftesat nga Gjykata Speciale.

Komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale që me 14 janar të udhëtoj për në Hagë.

Por, ish deputeti i PDK’së, nuk është i vetmi që i është dërguar kjo ftesë.

Deri tash, ftesë për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale kanë marrë edhe disa ish pjesëtarë të UÇK’së.

Në mesin e tyre ka edhe udhëheqës të lartë ushtarak gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Megjithatë Gucati thotë se nuk do reagojnë vrullshëm ndaj këtyre veprimeve.

Ai thekson se këto ftesa janë dërguar me një arsye.

Burimet e Gazetës Express deri më tani kanë konfirmuar katër emra të thirrur nga Haga. Dy prej tyre, profil i lartë, ndërsa dy të tjerë ish-ushtarë të thjeshtë të UÇK-së, të gjithë emra të njohur për redaksinë.

E ftesa për dëshmi me 14 janar për komandant Remin e ka shqetësuar bashkëluftëtarin e tij, Valon Muratin.

Kurse avokati i Mustafes, Arianit Koci nuk ka pranuar të deklarohet për ftesën që i është bërë klientit të tij. Një paraqitje për emisionin Pressing ai ka folur shumë shkurt.

Ndërkohë, Gjykata Speciale do fillojë me ngritjen e aktakuzave në muajin janar.

Gazta Express gjatë ditës ka sjell detaje të reja për të ftuarit në Tribunalin Special

Komento: