Mënyra se si vishemi tregon mjaftushëm për personalitetin tonë, mirëpo kur vendosim që përveç se të japim një ide fillestare se kush jemi, të ndajmë edhe mesazhe të qarta për të gjithë që na shohin, fustanat si më poshtë janë idealë për të bërë deklarata për modën.
Interneti sa kompleks di të jetë dhe aq interesant. Nga ana tjetër, moda e lartë është elegante, e rafinuar dhe e shtrenjtë.
Duket sikur një kombinim mes këtyre dy botëve nuk shkon, por në fakt provat tregojnë të kundërtën.
Shtëpia e modës Viktor & Rolf prezantoi koleksionin e ri të fustaneve, që në fakt ishin një version memesh i kthyer në art.
Dhe siç do ta shihni më poshtë, ka një fustan për çdo gjendje tuajën emocionale.
Këtë përshembull, mund ta vishni kur shkoni vonë në një ngjarje të cilin do ta shmangnit me shumë dëshirë.
Kjo është ideale, kur dikush s’po kupton ku qëndron vërtetë problemi!
Heh, ai nuk kthen mesazh brenda 30 sekondash. Ti shfaqesh e veshur kështu!
Kur të thonë të vishesh thjesht se nuk është ndonjë gjë e madhe…
Ka kaluar një javë dhe aq që kujtohet të shkruajë…
Kur thjesht një “JO” është mjaftueshëm!