Këto janë katër partitë që ende nuk i kanë dorëzuar listat për zgjedhjet e 7 qershorit

11:15 | 13 Maj 2026
keto-jane-kater-partite-qe-ende-nuk-i-kane-dorezuar-listat-per-zgjedhjet-e-7-qershorit

Katër subjekte politike ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të parapara të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas tabelës së publikuar me subjektet politike dhe numrin e kandidatëve, partitë që aktualisht figurojnë me shenjën “/”, që nënkupton se listat nuk janë dorëzuar ende, janë:

  • YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ
  • KOSOVSKI SAVEZ
  • Partia Balliste – P.B
  • PARTIA QYTETARE PËR MIRËQENIE SOCIALE

Ndërkohë, partitë e tjera tashmë kanë dorëzuar listat me kandidatët e tyre, ku numri total i kandidatëve të regjistruar deri më tani ka arritur në 917, prej tyre 603 meshkuj dhe 314 femra.

Komento: