Këto janë komunat dhe vendbanimet e 41 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

15:08 | 05 Tetor 2020

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 41 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15855, përcjell ORAinfo.

Rastet e reja janë nga gjithsej 11 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/

Komento: