Këto janë kushtet e reja për hyrje në Gjermani

11:19 | 21 August 2021

Gjermania ka futur sërish Kosovën në listën e vendeve me rrezik të lartë, për shkak të numrit të lartë të infektuarve me koronavirus.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë përmes një njoftimi zyrtar në ‘twitter’ ka njoftuar se duke filluar nga data 22 gusht në orën 00:00 Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, duke bërë që të futen në fuqi sërish kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin gjerman, shkruan Gazeta Express.

Nga 22 gushti, personat që ia mësyjnë Gjermanisë dhe që në dhjetë ditshin e fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet që të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit ( www.einreiseanmeldung.de).

Do të jenë të detyruar të karantinohen ata të cilët s’kanë një dëshmi që kanë marrë dy dozat e vaksinës, apo që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit. Këta persona do të detyrohen të izolohen dhjetë ditë pas hyrjes në Gjermani. Ndërkohë karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman.

Komento: