Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur para rreth një ore në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Aty ka mbetur i vdekur një person, derisa tre të tjerë janë plagosur.
Dëshmitarët i kanë dhënë Gazetës Express se rasti ka ndodhur për çështje pronësore, përkatësisht për disa lokale që gjenden në këtë lagje.
Express ka siguruar foto të këtyre lokaleve, shkaku i të cilave erdhi deri te përleshja.
Sipas dëshimtarëve, dy nga viktimat janë të moshës rreth 30 vjeçare, derisa kanë thënë se ata kanë gjuajtur me kalllashnikovë. Raportohet se një nga të plagosurit është një kalimtar rasti, i cili ishte munduar të qetësojë situatën. Është gjuajtë me kallashnikovë.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti./Express