Këto janë mashtrimet që i kushtuan mijëra euro Komunës së Skënderajt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këto janë mashtrimet që i kushtuan mijëra euro Komunës së Skënderajt

22:57 | 27 Janar 2019

Drejtoresha e Urbanizmit për Komunën e Skënderajt, Sanije Ahmeti është përballuar me dy akuza për vepra penale që përfshijnë “keqpërdorimin e pozitës zyrtare” dhe “mashtrimin në detyrë”, me c’rast është gjykuar dhe deklaruar e pafajshmë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Ajo dyshohet për vepra të kryera më herët, por sipas partive opozitare në Skenderaj, keqpërdorimet në këtë drejtori kanë vazhduar edhe gjatë viteve të fundit.

Vetëvendosje thotë se asfaltim i rrugëve, funksionalizim i kanalizimeve, vendosja e ashensorëve në QKMF , janë vetëm disa nga projektet kapitale që kjo drejtori i ka deklaruar të realizuara në vitin 2017, por që nuk janë përfunduar.

Kështu, sipas Vetëvendosjes në këtë komunë, nga këto veprime dëmi që i është shkaktuar buxhetit shkon në më shumë se 320 mijë euro.

Mehani thotë se Ahmeti, në vitin 2018, kishte pranuar të ridestinohen mjetet e projekteve që i kishte deklaruar si të përfunduara.

E, për akuzuat ndaj Ahmetit, nuk po pajtohen në komunën e Skenderajt.

Ata i kanë thënë KTV-së se nuk kanë asnjë informacion se Ahmeti e ka shkelur ligjin.

Sanije Ahmeti, ndonëse nuk ka pranuar të flasë për KTV-në, edhe më tutje vazhdon ta ushtrojë detyrën e saj në Komunën e Skenderajt.

Komento: