Këto janë moshat e personave që viqën sot nga koronavirusi në Kosovë

15:26 | 23 Nëntor 2020

Sot janë konfirmuar 12 viktima dhe 645 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 645 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 353 pacientë, kurse 12 kanë ndëruar jetë./ORAinfo/

Komento: