Sot në Kosovë do të organizohen ngjarje të ndryshme.
Këshilli për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, lansojnë fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”.
Organizata “Let’s Do It Kosova” nis fushatën edukative mjedisore “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor”. Me këtë rast, organizohet një aksion pastrimi në hapësirët e oborrit të shkollës “Dëshmorët e Vitisë”.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. Flasin kryetari i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe zëdhënësi Besian Mustafa.
Me moton “Ne k’shtu lëvizim”, shoqata “Handikos” shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës. Do të ketë parakalim, një lojë basketbolli në karroca dhe vallëzim.
Mbahet akademi përkujtimore kushtuar akademikut Idriz Ajeti. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Grupi i qytetarëve “Kosova atdheu ynë” nga Lipjani do të ekspozojë parulla të shkruara kundër ndarjes së Kosovës
Klubi “Z Mobile Prishtina” do të mbajë konferencë për medie.
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 163-të.
Komuna e Gjakovës organizon debat publik lidhut me Planin lokal të veprimit në mjedis 2018-2023 dhe Planin lokal të veprimit në biodiversitet 2019 – 2024.
Vetëvendosje mban konferencë për medie në lidhje gjendjen dhe të drejtat e grave.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon ceremoninë e zgjedhjes së sportistëve më të mirë për vitin 2018.
Mbahet debat publik lidhur me vendimin e Qeverisë për krijimin e zonës ekonomike në Opterushë të Rahovecit.
Me rastin e 16-vjetorit të themelimit të Teatrit “Oda” jepet premiera e shfaqjes “Graviteti”.