Këto janë pagat neto për shumicën e kategorive pas përcaktimit të koeficientit

18:51 | 01 Shkurt 2023

Qeveria e Kosovës ka vendosur që vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.

Kryeministri Albin Kurti më vonë përmes një postimi në Facebook, ka publikuar pagat bruto të disa kategorive që sipas tij kanë rritje nga 30 deri në 90 për qind.

Për shumë punëtorë të kategorive të ndryshme është ende e paqartë paga neto që do ta marrin në bankë.

Mirëpo, llogaritja e pagës bruto në neto caktohet duke larguar pjesën e kontributeve pensionale dhe shkallën tatimore, transmeton telegrafi.

Shembull, nga paga bruto 525 euro hiqet vlera e kontributeve pensionale prej 10 për qind (5 për qind punëdhënësi dhe 5 për qind punëmarrësi) e që në këtë rast është 52.5 euro, ku mbetet paga neto 498.75 euro.

Ish-ministri i Arsimit, Shqyeri Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka prezantuar tabelat e pagave neto për shumicën e kategorive.

Kujtojmë edhe këto paga mund të ndryshojnë në bazë të disa kritereve.

Përpos pagës bazë do të ketë: Shtesa që e përfitojnë të gjithë është ajo e përvojës së punës mbi pagën bazë. Pastaj është shtesa për kushtet e punës (për rrezikshmërinë), shtesa për kushtet e tregut që është e planifikuar për profesionet deficitare apo shumë të kërkuara, kompensimi për shtesën funksionale, shtesa për zyrtarë publikë që është e dedikuar për mjekët specialistë sektorin publik, kompensimi për funksionin shtesë, shtesa për licencë të avancuar në arsim, shtesa për performancën, kompensimet jashtë orarit të punës, kujdestaritë dhe ndërrimi i natës.

Komento: